Kamberi: 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit kapitulloi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës duke e quajtur si dita e fitores së lirisë “mbi fashizmin”

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi,

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e quajtur si dita e fitores së lirisë “mbi fashizmin”, derisa thotë se 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit ka kapitulluar.

“Përpjekja shekullore, sakrifica dhe lufta e pandërprerë e popullit shqiptar për liri, demokraci e barazi, për Kosovën shtet të pavarur, aspiratë e përkrahur nga miqtë e partnerët strategjikë të NATO-s, u kurorëzua me fushatën 78 ditëshe të sulmeve ajrore ndaj regjimit fashist të Beogradit”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi ka thënë se luftën e fituam me NATO-n, derisa ende jemi “në përpjekje të realizimit të porosisë së presidentit Clinton që “Paqen ta fitojmë vetë”.

“As 24 vjet pas dëbimit nga Kosova, në Beograd nuk ka ndryshuar narracioni për Kosovën e as aspirata kolonialiste se Kosova është ‘tokë serbe’. Politika zyrtare dhe disponimi i përgjithshëm akoma po ushqehet nga mitet mesjetare duke shpërfaqur mungesë totale të realizmit politik”, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Tutje, ai është shprehur se në situata të tilla roli i partnerëve strategjikë perëndimorë dhe miqve të NATO-s imponohet i pazëvendësueshëm për definimin e të ardhmes së Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika