Kamberi: Kosova e Shqipëria s’kanë faj që shqiptarët po garojnë në zgjedhje me dy lista

"As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot"

Në fshatin Tërnoc të Madh të Bujanocit ka votuar Shaip Kamberi. Deputeti i vetëm shqiptar gjatë mandatit të kaluar në Parlament të Serbisë, është optimist që gjatë ditës do të ketë dalje masive të qytetarëve për votim dhe se do të arrihen votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi”, udhëhiqet nga Shaip Kamberi. Ai tha se sot nuk është koha për vajtim por për të ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Kamberi shtoi se Kosova e Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në këto zgjedhje me dy lista.

“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë të kalojmë censusin e nevojshëm për të pasur një mandat….Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, shtoi Kamberi.

Ai u shpreh optimist se do të arrijë të fitojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Në politikë nuk ka vend për pesimizëm, ose duhet ta lësh profesionin. Prandaj edhe vet pjesëmarrja jonë në listën e përbashkët të pesë partive është optimiste”, përfundoi ai.

Shaip Kamberi ishte deputeti i vetëm shqiptar i zgjedhur në mandatin e kaluar në Serbi./KSP

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika