Kamberi për takimin në Bruksel: Besoj se do të ketë dakordim, varet nga serioziteti i BE-së

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka treguar për pritshmëritë e tij në lidhje me takimin në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi. Ai për RTV Dukagjini ka thënë se rezultati i këtij takimi varet nga serioziteti i BE-së, se a do të jetë në rolin e lehtësimit të dialogut apo do të jetë katalizator i procesit që do të shtyjë palët drejt nënshkrimit të marrëveshjes finale

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi pret që të ketë dakordim mbi temat të cilat pritet të jenë pjesë e agjendës së takimit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Kamberi ka thënë se pritshmëritë e tij janë që do të ketë dakordim nga të dyja palët që pikat e marrëveshjes të ecin përpara.

“Pritshmëritë e mia janë që do të ketë një dakordim të radhës mbi temat të cilat janë në rend ditës për faktin që në takimin e Ohrit palët ishin dakorduar në tërësi përn jë marrëveshje të ardhshme. Besoj do të ketë dakordim që pikat e marrëveshjes të ecin përpara”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij ky takim varet nga serioziteti i bashkësisë ndërkombëtare, se a do të jetë në rolin e lehtësimit të dialogut apo do të jetë katalizator i procesit që do të shtyjë palët drejt nënshkrimit të marrëveshjes finale por edhe drejt ndërtimit të mekanizmit përcjellës, pra duke i shtyrë ti zbatojnë obligimet edhe në terren.

Kamberi optimist, pret avancim të pozitës së shqiptarëve në Luginë

Kamberi, është shprehur optimist se rezultatet e dialogut të Brukselit, do të qojnë drejt avancimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai ka thënë se në bazë të asaj që është parë deri më tani nga Marrëveshja e Ohrit ka parime të cilat janë një mundësi për shqiptarët në Luginë të Preshevës të shfrytëzojnë ato për avancim të pozitës së tyre.

“Draft – statuti i Asociacionit, në bazë të asaj që kemi parë ka parime të caktuara që janë të karakterit original që do  thotë që janë parime që nuk mund të vlejnë vetëm për një komunitet por për të gjitha komunitetet në Ballkanin Perëndimor. Është në rend dite ridefinimi i raporteve në mes të dy shteteve ku duhet të merren obligime për trajtim reciprok të pakicave”, ka thënë Kamberi.

Ndërsa se a pritet që të ketë përmirësim të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Kamberi ka thënë se kjo mund të vie vetëm me presion nga ShBA-të dhe BE-ja në drejtim të Beogradit.

Ai ka thënë se Beogradi vullnetshëm asnjëherë nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë pozitive në raport me shqiptarët e Luginës.

“Kjo çështje nuk do ndodhë as nuk mund të ndodhë bazë të vullnetit që do të ketë Beogradi, kjo mund të ndodhë vetëm nëse është obligim që del nga marrëveshja duke ndërtuar parimet e përbashkëta dhe njëfarë trysnie që mund të vijë nga ShBA dhe BE-ja për Beogradin. Në asnjë moment në 20 vite, Beogradi vullnetshëm nuk ka ndërmarrë iniciativë pozitive në raport me Luginën, nuk mund të pritet që as tash të ndërmarrë diçka”, ka vijuar ai.

Sipas Kamberit, edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq është duke shkuar drejt nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me Kosovën, por që kundërshtimet e shpeshta i ka pjesë të një skenari për të mos i humbur votuesit e tij radikal.

“Vuçiq po ec drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje finale me Kosovën por është pjesë e skenarit të tij që të kamuflohet para elektoratit dhe të dalë mirë para tyre”.

Tutje, ai ka thënë se mban takime të rregullta me shefin e misionit të OSBE – së në Beograd dhe ambasadorin e ShBA-së për ti adresuar kërkesat e shqiptarëve të Luginës.

Ai nuk e ka mohuar mbështetjen por sipas tij duhet të ketë më shumë trysni nga ShBA dhe BE në drejtim të Serbisë që respektojë kërkesat e shqiptarëve në këtë pjesë.

“Ne kemi kërkuar mbështetje për kërkesat tona, ndërtimin e parimeve simetrike në Ballkanin Perëndimor, kemi treguar pozitën tone, është një proces në kuadër të cilit faktori politik shqiptar në bashkëpunim me Tiranën e Prishtinën duhet të vazhdojë këmbëngul për kërkesat legjitime të shqiptarëve që të mbështeten nga faktori ndërkombëtar që detyrojë Serbinë të respektojë ato kërkesa”.

Ndërsa për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, Kamberi shpreson se do të ndërtohet një klimë e re pasi sipas tij Lista Serbe nuk do të dominojë më në veri të Kosovës e cila ka luajtur rol destruktiv.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja ka konfirmuar se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore, miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika