Kamberi: Përkëdhelja e politikave dhe e regjimeve autokrate nuk sjell stabilitet as demokraci

Derisa përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës, qysh nga viti 2001, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, po kërkojnë hisen e vet të përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, me pjesëmarrjen e tyre në strukturën etnike të këtyre komunave, qeveritë e Serbisë, një pas një, po refuzojnë këto kërkesa legjitime pavarësisht se kanë marrë obligime me marrëveshje të nënshkruara, ka thënë deputeti Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mosrespektimi i të drejtave dhe mungesa e simetrisë në trajtimin e barabartë të pakicave në Ballkanin Perëndimor po vjen si pasojë e mungesës së vullnetit të Serbisë, shtetit kandidat për integrim në BE, për të ofruar për pakicat që jetojnë në territorin e saj të drejta të njëjta me ato që po kërkon për serbët kudo që jetojnë ata, e sidomos në Veriun e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka theksuar se përkëdhelja e politikave dhe e regjimeve autokrate, me qëllim për t’i kthyer në aleat edhe kur përfshihen në politika destabilizuese, është shkak i dështimit të politikave të jashtme të bashkësisë ndërkombëtare.

“Përkëdhelja e politikave dhe regjimeve autokrate nuk sjell stabilitet as demokraci. Derisa përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës, qysh nga viti 2001, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, po kërkojnë hisen e vet të përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, me pjesëmarrjen e tyre në strukturën etnike të këtyre komunave, qeveritë e Serbisë, një pas një, po refuzojnë këto kërkesa legjitime pavarësisht se kanë marrë obligime me marrëveshje të nënshkruara”, shkroi ai.

Sipas tij, nga ana e vet, Bashkësia ndërkombëtare, e cila ishte kumbarë e tri marrëveshjeve të nënshkruara, asnjëherë nuk ka mbështetur mjaftueshëm e me këmbëngulësi përpjekjet e shqiptarëve për t’i realizuar ato marrëveshje.

“Përkrahja deklarative e tyre ka qenë e pamjaftueshme për ta bindur Beogradin, i cili mendjen e ka te “Bota serbe”, t’i plotësojë obligimet ndaj shqiptarëve”.

Kamberi ka potencuar se ngarendja pas “Botës serbe” është dëshmi se me rënien e Millosheviqit, Serbisë nuk i është bërë ekzorcizëm, e rënia e tij nuk i ka sjellë as pafajësinë për luftërat e viteve të 90-ta.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika