Kamberi: Serbia është zjarrvënësja në Ballkan, vetëm SHBA mund t’ia ndërpresë aventurën

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kërkesa e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, nuk do të realizohet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokalë.

Tutje, Kamberi ka thënë se kërkesa e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi, për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, nuk do të realizohet.

Sipas tij, presidenti i Serbisë këtë po e shfrytëzon për politikë të brendshme dhe nuk ka gjasa të aprovohet. Kryetari i PVD-së ka thënë se Serbia është zjarrvënësja në gjithë Ballkanin, dhe këtë aventurë duhet t’ia ndërpresë SHBA-ja.

“Serbia është zjarrvënësja në gjithë Ballkanin. Ajo çdo mëngjes ndez zjarre, në mbrëmje fton të gjithë mandej për t’i shuar zjarret. Brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Pra, një koncept politik që duhet ndërprerë dhe fuqinë për të ndërprerë këtë aventurë të Serbisë, mendoj se e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian me krizën e vet identitare që e ka sot, me ndërskamcat e brendshme, me drejtën e Veto-s, qoftë edhe të Hungarisë apo Sllovakisë apo cilitdo shtet tjetër, po e pamundëson vetveten që të jetë një faktor, i cili mund të sjellë paqe në Ballkan”, tha Kamberi.

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka shtuar se Serbia për çdo ditë paraqitet me dy koncepte të ndryshme që kundërshtojnë njëra-tjetrin.

“Ajo çfarë po ndodh në veri të vendit, më mirë se asnjëherë deri më tash, po dëshmon ndërhyrjen e Serbisë nga jashtë. Është pozitive në këtë kaos që po bëhet atje, të shihet fakti se përfundimisht ka serbë lokalë, të cilët, po flasin me zë hapur për një ndërhyrje të vrazhdë të Beogradit dhe për një mafi politike, e cila po i terrorizon edhe vetë serbët atje. Një mafi politike, përmes së cilës, po tentohet të destabilizohet Kosova, të destabilizohet rajoni në tërësi”, ka thënë Kamberi.

“Pra, kjo është inkurajuese, dhe Prishtina duhet t’i përdorë këto mekanizma. Duhet të përdorë ata serbë, të cilët, vërtet janë të interesuar që të jenë të integruar në Republikën e Kosovës, të jenë qytetarë të barabartë dhe të kenë të drejta, dhe natyrisht komunikimi i drejtpërdrejtë me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që t’i vihet fundi dhe kapaku kësaj çështje”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dorëzuar kërkesë te KFOR-i para disa ditëve, për kthimin e forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës.

Për këtë, Kamberi deklaron se është bërë për politikë të brendshme dhe për ta qetësuar popullatën në veri.

Sipas tij, nëse Serbisë i lejohet që të dërgojë 500 forca serbe, do të duhet një dyfish për të ruajtur të njëjtit.

“Gjithë këtë kërkesë e ka për agjendën e brendshme, për politikën e brendshme, të cilën, po e ndërton atje, për të ruajtur pushtetin e vet. As ai vet nuk është i bindur se kjo mund të ndodhë, sidomos jo në rrethana të këtilla. Rrethana në të cilat në veri të Kosovës kemi një destabilizim të situatës, ku Serbia shihet si një armike edhe nga vetë serbët, një pjesë e madhe e serbëve atje, nuk po përjetojnë më si një shtet i cili iu mbron të drejtat, por një shtet që ia fut frikën atyre. Pra, nuk besoj se kjo është reale dhe nuk ka asnjë gjasë që kjo mund të ndodhë”, ka theksuar Kamberi për KP.

Ndryshe, serbët lokalë në pikat kufitare në veri, tash e dy javë kanë vendosur barrikada për të kundërshtuar arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika