Kaos e përleshje masive në zgjedhjet lokale në Serbi

Në dhjetë qytete dhe komuna të Serbisë po mbahen zgjedhje lokale, ku qytetarët po votojnë për përbërjen e qeverisjeve lokale për katër vitet e ardhshme.

Sipas mediave, procesi zgjedhor po zhvillohet në ato njësi lokale ku këshillat komunale janë zgjedhur për herë të fundit më 3 prill 2022.

Në këto zgjedhje janë regjistruar gjithsej rreth 50 lista zgjedhore, të formuara nga partitë në pushtet të udhëhequra nga SNS-ja e presidentit Aleksandar Vuçiq, partnerët e koalicionit, si dhe nga opozita, lëvizje studentore dhe iniciativa qytetare, disa prej tyre edhe me lista të përbashkëta.

Zgjedhjet po shihen si një test i rëndësishëm për pushtetin e SNS-së në nivel lokal, ndërsa opozita shpreson të përfitojë nga pakënaqësia e rritur qytetare dhe protestat studentore që kanë shpërthyer pas aksidentit tragjik në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Megjithatë, procesi zgjedhor është shoqëruar me tensione të theksuara.

Sipas raportimeve, që para hapjes së vendvotimeve janë vërejtur përplasje dhe presione politike, ndërsa gjatë ditës së zgjedhjeve në disa zona janë raportuar incidente, kërcënime dhe pretendime për parregullsi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Razglas news (@razglas_news)

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika