Kënaqshmëria me punën e presidentes 69 për qind, ndërsa me të kryeministrit 58.3 për qind, sipas Pulsit Publik të UNDP-së

UNDP në Kosovë ka publikuar edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik, duke zbuluar se 50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me institucionet qendrore të vendit. Presidentja ka marrë kënaqshmërinë më të lartë me 69%, ndërsa gjykatat dhe Prokuroria kanë marrë vlerësime më të ulëta, përkatësisht 27.1% dhe 26.5%

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti

Në edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka zbuluar gjetje të rëndësishme për kënaqshmërinë dhe perceptimet e qytetarëve ndaj institucioneve kryesore të vendit.

Sondazhi zbuloi se mesatarisht 50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.

Kënaqshmëria me kabinetin ekzekutiv dhe kryeministrin është regjistruar në 53.3% dhe 58.3% respektivisht është kënaqshmëria me punën e kryeministrit. Ndërsa Kuvendi ka marrë 52.10% dhe kryetari i Kuvendit 64.4%.

Presidentja është vlerësuar më së larti me 69% të kënaqshmërisë.

Megjithatë, sistemi gjyqësor dhe Prokuroria kanë marrë vlerësimet më të ulëta me 27.1% dhe 26.5% të kënaqshmërisë.

Varfëria, papunësia dhe çmimet e furnizimeve thelbësore janë tri çështjet kryesore të identifikuara nga qytetarët, me përqindje përkatëse prej 16.6%, 16.3% dhe 12.7%. Për komunitetet etnike të Kosovës, prioritetet ndryshojnë: shqiptarët theksojnë papunësinë, varfërinë dhe çmimet, serbët përmendin varfërinë, problemet urbane dhe marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa komunitetet e tjera theksojnë varfërinë, furnizimin me energji dhe problemet urbane.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika