Këngëtarja Monik promovon projektin “Qa Koke” në Reload

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Monika, e cila jeton në Zvicër, ka promovuar projektin e saj më të ri në emisionin Reload, në RTV Dukagjini. Për Monikën, ky ishte projekti i saj i dytë

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Monik, ka realizuar këngën e saj të radhës, me titull “Qa Koke”, këngë kjo që po bënë sukses të pandalshëm.

Monik, në një intervistë për RTV Dukagjini, në emisionin Reload, ka treguar se si është bërë realizimi i këngës, deri në përfundimin e saj.

Ky është projekti i dytë i realizuar nga këngëtarja Monik. Ajo ka thënë se nuk e kishte pritur këtë sukses të arritur deri më tani.

Monik ka bërë të ditur se këngë të re në këtë verë nuk do të postojë, por do të vijë nga Zvcira, në Kosovë për të vazhduar me projektet e radhës.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Monik

Ajo është lindur dhe rritur në Zvicër, por prezenca e saj mediale ndaj shoqërisë zvicerane është pritur shumë mirë dhe se dëgjojnë, edhe pse nuk e kuptojnë këngën.

Video klipin ajo e ka realizuar në Shqipëri, brenda një dite të plotë.

Ilustrim

Po ashtu, ajo ka thënë se mund të ndodh edhe përgatitja e një albumi, por nuk ka caktuar një datë, pasi sipas saj nuk mundet gjithçka me kohë të saktë të ndodhë ajo që është planifikuar.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika