Kërkesa për tranzicion 4-mujor për Dinarin, Kurti s’jep sinjale për shtyrje

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për kërkesën e Gjermanisë që tranzicion për çështjen e dinarit serb të zgjasë 4 muaj, mirëpo ai nuk ka treguar nëse ka në plan të zbatojë kërkesën. Por megjithatë, ai shprehet i bindur se tranzicion një mujor sa ka ofruar Qeveria, do të realizohet më lehtë sesa konvertimi i targave ilegale serbe

Kërkesave të ndërkombëtarëve për periudhë të gjatë tranzicioni sa i përket ndalimit të përdorimit të dinarit serb, së fundmi i jashtë shtuar edhe afate të sakta.

Një ditë më parë, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde tha se ajo duhet të jetë katër juaj, sikur në rastin e liberalizimit të vizave dhe të targave ilegale serbe.

Por një ditë pas, kryeministri Albin Kurti nuk dha sinjale as për pranimin e kësaj kërkese.

“Kosova e ka euron, qysh janë konvertu targat në KM në RKS, edhe më shpejtë edhe më kollaj mund të bëhet konvertimi nga dinari në euro. Besoj që alarmimi që vjen me idenë e përhapjes së panikut vjen nga Beogradi. Ajo çka bëjmë ne është informimi i drejtë. E kemi një periudhë tranzitore në kuptimin që nuk dëshirojmë të ndëshkojmë ata të cilët kanë ende dinar por dëshirojmë të institucionalizojmë finnacat në vendin tonë”, ka deklaruar Albin Kurti.

E, sipas Kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, vendimi për dinarin është ditur që nga ardhja e LVV-së në pushtet.

“Në fund të fundit, Kosova është ajo që i merr vendimet dhe vendimet kurrë nuk i merr në mënyrë të njëanshme siç po portretizohet ashtu. Dmth çështja për dinarin është ditur qysh moti, LVV ka pritur tri vite për të marrë këtë vendim. Ndërkombëtaret e kanë ditë që nën qeverisjen e LVV do merret një vendim i tillë”, ka thënë Glauk Konjufca.

Këto deklarata, Kurti e Konjufca i bënë pas homazheve te pllaka përkujtimore e ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Ata u vranë nga policia e UNMIK-ut 17 vjet më parë në protestë Vetëvendosjes kundër Pakos së Ahtisarit, në bazë të së cilës u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

Kundërshtimin e atëhershëm, Kurti sot në karrigen e kryeministrit e arsyetoi me vlerësimet se pakoja parashihte shumë koncesione monoetnike në vend.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika