“Kërkimi i të pagjeturve”, Hoti: Gërmimet u realizuan sot në Pejë, do të vazhdojnë për një javë

Andin Hoti, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit ka bërë të ditur se sot janë realizuar gërmime në Pejë për gjetjen e mbetjeve mortore të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin “FIVE”, Hoti ka bërë të ditur se ky është gërmimi i nëntë për këtë vit dhe do të vazhdojë afro për një javë.

“Para tre javësh në anën veriore janë bërë gërmimet, ishte gërmimi i 8-të, kemi hasë në eshtrat e tre personave. Merren ato eshtra dërgohen në IML, verifikohen a janë të luftës, pastaj dërgohen ato mostra në Hagë, i kemi dërguar, presim përgjigje. E 9-ta ka filluar sot, në territor të Pejës, do të jenë një javë atje, nuk kemi ndonjë pengesë që na ndalë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se gërmimet më së shpeshti bëhen në kohë të verës për shkak të kushteve të favorshme atmosferike.

Hoti: Urgjente, ndërhyrja e BE-së tek pala serbe

Tutje Hoti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë për hapjen e arkivave në mënyrë që të lehtësohet kërkimi i të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

“18 takime kanë qenë në vitin 2022 në mes të Kosovës dhe Serbisë, kemi kërkuar informacione, lokacione që ne i dimë, kemi kërkuar të kthehemi në rigërmime në disa lokacione pasi kemi dyshime për mbetje mortore”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Deklarata për Personat e Zhdukur u miratua në Bruksel më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mbi 1 mijë e 600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në Deklaratë, ndër të tjera, thuhet se jepet qasja e plotë në të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe të gjitha dokumentet e tjera, përfshirë ato që kanë statusin “konfidenciale” dhe që janë në posedim të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, rreth 13 mijë njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800 mijë u zhvendosën dhe mbi 1 mijë e 600 konsiderohen të zhdukur.

Që nga viti 1999, në territorin e Serbisë janë gjetur trupat e pajetë të më shumë se një mijë qytetarëve nga Kosova, të zhdukur në luftë.

Varreza më e madhe masive me trupa të shqiptarëve nga Kosova është gjetur në Batajnicë – lokacion afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Në vitin 2001, atje janë gjetur trupat e 744 shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika