Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Kosovë i dyshuari me identitet të rremë

Si njofton Policia, i arrestuari në veri për legalizim të përmbajtjes së rreme dhe vjedhje të identitetit dhe pajisje e qasjes, kërkohet nga Interpoli i Greqisë për disa vepra të rënda penale, si: Krimi i organizuar, Grabitje, Detyrim, Lëndim të rëndë trupor, Dhënie e deklaratave false, Posedim ilegal të eksplozivit dhe mjeteve shpërthyese” etj. ndërsa nga Interpol i Malit të Zi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë identifikuar dhe më pas kanë arrestuar të dyshuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme dhe vjedhje të identitetit dhe pajisje e qasjes.

I arrestuari dyshohet për kryerje të veprave penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Veriut, (NJRHKEK), pas një pune intensive operative hetimore, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerje të veprave penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Si rezultat i bashkëpunimit të njësive të lartcekura policore me zyrtarët kompetent të ARC-së dhe zhvillimit të punëve intensive, operative dhe hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit, me datën 22.03.2024, në qendrën për pajisje me dokumente në komunën e Zubin Potokut është arrestuar një person i dyshuar me të dhëna të rreme i cili ka tentuar të pajiset me dokumente personale pasaportë dhe patentë shoferi. Personi i dyshuar (i njëjti), tashmë me datën 07.06.2013, përmes dokumenteve të falsifikuara është regjistruar me të dhëna të rreme si D. B. i lindur në vitin 1980 në Mitrovicë si shtetas i Kosovës, ku edhe është pajisur me dokumente personale të RKS-së si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi”, thuhet në njoftim.

Sipas një raporti nga INTERPOL-i, ka rezultuar se gjurmët e gishtërinjve – me të arrestuarin në veri –  përputhen me personin në arrati me iniciale G. S. (viti 1977) në Greqi.

“Ndërsa me datën 05.01.2024, personi i dyshuar me të dhënat e lartcekura është paraqitur për aplikim në Zubin Potok për të vazhduar afatet kohore të dokumenteve personale të Republikës së Kosovës, ku gjatë verifikimit të dokumenteve që i dyshuari NN i ka paraqitur me rastin e aplikimit, NJRHKEK-Mitrovicë e Veriut, ka ardhur deri tek një dyshim i bazuar se i dyshuari NN ka marrë identitet të rremë si shtetas i RKS-së.
Lidhur me rastin me qëllim të vërtetimit të identitetit të saktë të personit të dyshuar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtarë për Zbatim të Ligjit – ILECU, përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive, ka pranuar raport nga Interpoli ku ka rezultuar se gjurmët e gishtërinjve përputhen me personin në arrati me iniciale G. S. (viti 1977) në Greqi”, thuhet më tej në njoftim.

Si njofton Policia, i njëjti nga Interpoli i Greqisë kërkohet për disa vepra të rënda penale, si: Krimi i organizuar, Grabitje, Detyrim, Lëndim të rëndë trupor, Dhënie e deklaratave false, Posedim ilegal të eksplozivit dhe mjeteve shpërthyese” etj. ndërsa nga Interpol i Malit të Zi kërkohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor, dhe pas masës së ndalimit policor, personit të dyshuar me vendim të gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika