Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan me sëpatë në Prishtinë

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka bërë të ditur se është dërguar kërkesa për paraburgim ndaj burrit i cili dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë në mëngjesin e së premtes

Prokuroria Themelore në Prishtinë





Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për burrin, i cili dyshohet që vrau gruan e tij me sëpatë, mëngjesin e hershëm të së premtes në Prishtinë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Është dërguar kërkesa për paraburgim dhe me gjasë nesër mbahet seanca. Për më tepër drejtohuni në gjykatë”, ka konfirmuar Ulaj.

Pas lajmit për një vrasje në Prishtinë, të cilën Policia e Kosovës e ka cilësuar si të rëndë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me detaje tronditëse.

Në komunikatën e tyre thuhet se burri me inicialet I.G, i cili u vetëdorëzua në polici, dyshohet se me sëpatë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Prokuroria ka bërë të ditur se burri është ndaluar nën dyshimet për vrasje të rëndë.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pajetë”, vijon njoftimi.

Sipas prokurorisë, ende nuk dihen motivet e vrasjes, derisa kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, mësohet se viktima kishte qenë më herët me profesion mësuese.

Prokuroria jep detaje, dyshohet se burri e vrau gruan e tij me sëpatë

 





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika