Këshilli i Prindërve: Tekstet shkollore të shpërndahen si në të kaluarën, metoda e re s’është zgjidhje

Këshilli i Prindërve ka dalë kundër që tekstet shkollore të blihen nga prindërit e pastaj të rimbursohen nga shteti

Tekste shkollore

Këshilli i Prindërve i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore t’i shpërndajë si në të kaluarën e të mos e përdorë metodën e re të blerjes së librave nga prindërit e pastaj të ndodhë rimbursimi nga shteti.

Nënkryetarin e këshillit të prindërve, Visar Islami, në emisionin “Magazinë” tha se nëse jetësohet ideja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, do të ketë shumë probleme.

“Ajo nuk është vendim, por është ide, ne si këshill mendojmë tjetër diçka dhe jo rimbursim që ta na shfaqë probleme. Do të jenë çmimet varet nga prodhuesit, çmime të ndryshme, Ministria ka pasur mundësi t’i sigurojë tekstet, dhe metoda e kaluar ka qenë e mirë”, tha ai.

Islami tha se problematikë tjetër janë edhe rastet sociale, të cilat sipas tij, mund t’i shfrytëzojnë paratë e rimbursuara nga Ministria e Arsimit për të blerë gjëra të tjera dhe jo vetëm libra.

“Ka raste sociale, e ka të pamundur të sigurojë libra, por nëse rimbursohen mund të sigurojnë. Por, ka probleme prapë, prindërit rastet sociale mund të blejnë disa libra, kurse me paratë tjera blen gjëra të tjera”, tha ai.

Islami kërkoi nga Ministria e Arsimit të gjejë zgjidhje sa më shpejt dhe librat të shpërndahen si çdo vit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika