Këshilli Prokurorial sërish dorëzon në Presidencë emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka dorëzuar sërish në Presidencë emrin e Blerim Isufajt, për dekretim në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar sërish në Presidencë emrin e Blerim Isufajt, për dekretim në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.

“Po, është e vërtetë që e kanë dërgu edhe një herë, po po Këshilli me vendim”, tha Grantolli.

Po ashtu, edhe anëtari tjetër i KPK-së, Arian Gashi, tha se ishte formuar një grup që ka analizuar çështjet e ngritura dhe pastaj e ka dhënë secili qëndrimin.

“E di që është formu një grup që ka pas me i analizu qito çështjet e ngritura, është dërgu pastaj të gjeturat lidhur me këtë çështje dhe na kemi dhanë secili qëndrimin tonë. Mbledhje e veçantë nuk është mbajtë, se nëse ish mbajtë mbledhja ishit informu besoj, të gjitha mediat”, tha Gashi.

Kurse, Bekim Kupina, këshilltar për medie i presidentes Osmani, tha për Portalin Dukagjini se kanë pranuar një letër nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.

“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, konfirmoi Kupina.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani, më 17 tetor 2023, përmes një konference për medie njoftoi se e ka njoftuar KPK-në që duke u bazuar në shkeljet e evidentuara në proces, nuk mund ta dekretojë Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës në lidhje me këtë vlerësim të procedurës, duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura, më obligon të mos bëj dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror të Shtetit, sipas propozimit të Këshilit Prokurorial”, kishte thënë Osmani.

Ndërsa, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempus“, Osmani renditi shkeljet që janë evidentuar në këtë proces, kurse theksoi se për dekretimin e kryeprokurorit ka pranuar edhe kërcënime.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika