Kica-Xhelili e quan “propagandues patologjik” ministrin Murati

"Të jetosh obsesivisht në trillim ka tjetër dimension patologjik", thotë deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e ka quajtur propagandues patologjik, ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Reagimi i saj vjen pas deklaratës së ministrit Murati, i cili ka thënë se për shkak të mosratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare nga opozita, është bllokuar projekti që ka të bëjë me financimin në vlerë prej 80 milionë eurosh për Termokosin.

Ai i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që “në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës”.

Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së thotë se “nuk e di saktë ku fillon e kulmon domosdoshmëria e njeriut të propagandojë tërë kohën, por ky duhet të jetë kulmi”.

“Ministri Hekuran Murati po kërkon që LDK, e cila ka votuar PËR marrëveshje ndërkombëtare, t’i bind partitë TJERA opozitare të votojnë. Ministri i takon një partie politike që në nivel lokal ka koalicione PIKËRISHT me ata që nuk ja votojnë marrëveshjet, por disi, ‘harron’ kur nuk i konvenon. Kjo nuk është politikë. Të jetosh obsesivisht në trillim ka tjetër dimension patologjik”, ka thënë ajo.

Ministri Murati ka theksuar se nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, sipas tij, janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë.

Murati: Financimi për Termokosin ekziston, projekti është bllokuar, sepse s’ka ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare nga opozita

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika