Kievi zgjohet me sirenat e sulmit para nisjes së samitit BE-Ukrainë

Të premten e tre shkurtit pritet të mbahet në Kiev, samiti BE-Ukrainë, në të cilin do të jenë pjesëmarrës liderë të lartë të bllokut. Megjithatë, mëngjesi në gjithë Ukrainën nisi me sirenat e sulmit ajror rus

Pamje ku do të mbahet samiti BE-Ukrainë

Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar mëngjesin e së premtes në Kiev dhe në gjithë Ukrainën, pak para nisjes së samitit Bashkim Evropian-Ukrainë që pritet të mbahet gjatë ditës.

Sirenat u lëshuan derisa Ukraina po përgatitet për pritje të liderëve të lartë nga blloku, ndërkaq Ukraina po përpiqet të bashkohet me BE-në, shkruan BBC.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se afër orës 11:00 në Kiev ka arritur shefi i Bashkimit Evropian, Charles Michel.

Michel ka njoftuar edhe vetë përmes një postimi në Twitter, ku ka shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Ne gjithashtu do t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës në rrugëtimin tuaj drejt BE”, ka shkruar ai.

Ndryshe, së fundi ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, i cili ka thënë se Moska ka mobilizuar rreth 500 mijë trupa për ofensivën të cilën Rusia po përgatitet ta fillojë më 24 shkurt.

Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev të enjten, pas një udhëtimi me tren.

Kësisoj, për të premten është paralajmëruar samiti Ukrainë- BE, ku udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe thuhet se do të diskutojnë për sanksione të reja kundër Rusisë.

Këtë të premte do të mbahet Samiti BE-Ukrainë në Kiev

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika