Kirurgët reagojnë ndaj presidentes për ndërhyrjen kirurgjike në spital privat, e quajnë injorim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 2 nëntor ka bërë një ndërhyrje kirurgjike në një spital privat në Kosovë, e këtë veprim Klinika e Kirurgjisë Abdominale e ka quajtur "injorim të papranueshëm", teksa kanë theksuar se ky operim në këtë klinikë është rutinë që nga viti 1999

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka reaguar lidhur me ndërhyrjen kirurgjike të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një spital privat në Kosovë.

Në reagimin që ka bërë klinika thuhet se është një injorim ndaj QKUK-së dhe kësaj klinike dhe se ky injorim është i papranueshëm.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë Kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”.

Në dokumentin që ka reaguar Klinika e Kirurgjisë Abdominale, thuhet se presidentja Osmani nuk është konsultuar fare me personelin udhëheqës për një ndërhyrje në këtë institucion.

No description available.

Tutje, thuhet se operimin që presidentja Osmani e ka kryer në një spital privat te Klinka e Kirurgjisë Abdominale është rutinë që nga viti 1999.

Mushkolaj: Vetë presidentja nuk i beson sektorit publik të shëndetësisë

Po ashtu edhe analisti politik, Imer Mushkolaj, një gjë të tillë e ka quajtur shembull të keq, pasi sipas tij presidentja nuk i beson sektorit publik shëndetësor.

“Vetë presidentja nuk i beson sektorit publik të shëndetësisë. Një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjike, ajo ka zgjedhur ta bëjë në një klinikë private. Plus provon ta mbajë fshehtë rastin. Fort shembull i keq”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, Zyra e Presidencës ka njoftuar se më dy nëntor presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik.

Sipas njoftimit, kjo është bërë pas rekomandimit të mjekëve dhe se operacioni është realizuar me sukses.

Në njoftim, po ashtu, thuhet se për shkak të këtij intervenimi presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të presidentes së Republikës te kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, dhe se nga tre nëntori Osmani do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e saj në mënyrë të zakonshme.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në njoftim.

“Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të presidentes së Republikës te kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’u kthehet angazhimeve publike”, vijon njoftimi.

Zyra e Presidencës ka kërkuar mirëkuptim nga mediat dhe të respektohet privatësia e presidentes Osmani.

Ndryshe, më 19 tetor, presidentja Osmani, gjatë vizitës në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ka thënë se asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve të Kosovës, gjersa ka shtuar se kur vjen puna te buxheti shtetëror duhet të ketë përparësi shëndetësia.

Presidentja Osmani i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, përkohësisht detyrën e dorëzon te Konjufca





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika