KMDLNJ: Bislimi s’kishte të drejtë ta griste foton e opozitës – Konjufca bëri shkelje kur e ftoi policinë në Kuvend

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) reagoi në lidhje me përleshjen në Kuvendin e Kosovës dhe kritikoi veprimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 13 korrik 2023

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar në lidhje me përleshjen në Kuvendin e Kosovës, në mes të deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti.

Në reagimin e tyre thuhet se zëvendëskryeministri, “Besnik Bislimi nuk ka pasur asnjë të drejtë ta grisë një foto që e vendosi opozita, pavarësisht përmbajtjes”.

Kjo për shkak se sipas ligjeve në fuqi, në Kuvend, Bislimi cilësohet si mysafir.

“Të gjithë të tjerët, kryeministri, presidentja, ministrat, z.ministrat konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit. Besnik Bislimit, z.kryeministër i Qeverisë së Kosovës, sikur asnjë ministri nuk i takon dhe nuk kanë të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe statusin e tyre si mysafir”.

“Ata duhet ta kryejnë punën për çka janë ftuar nga deputetët apo nëse kanë kërkuar në bazë të drejtës që iu takon e pastaj të kthehen në shtëpinë e tyre, Qeverinë e Kosovës. Besnik Bislimi nuk ka pasur asnjë të drejtë ta grisë një foto që e vendosi opozita, pavarësisht përmbajtjes”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se kryeparlamentari Glauk Konjufca do të duhej ta largonte nga seanca Besnik Bislimin për shkak të veprimeve të tij.

“Këtë të drejtë e kanë pasur deputetët e pozitës sikur edhe çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Shkelje tjetër ishte kur po ky z.kryministër e gjuan me shishe uji deputetin Lushtaku. Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin, sepse si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku.

Shkelja tjetër e Konjufcës, sipas KMDLNJ-së, është ftesa e Konjufcës që policia të hyjë në Kuvend.

“KMDLNj –ë është i sigurt se nëse kryetari i Kuvendit do ta largonte nga seanca z.kryeministrin Besnik Bislimi, situata do të qetësohej dhe seanca do të zhvillohej në rrethana krejtësisht tjera. Ndërkaq, si shkeljen më të rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte thirrja drejtuar Policisë së Kosovës të intervenojnë sa ishte duke u zhvilluar seanca”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNJ-së, kryetari i Kuvendit fillimisht është dashur ta ndërpresë seancën e pastaj ta thërrasë Policinë e Kosovës që të ndërhyjë në qetësimin e seancës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika