Kodheli bën kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Mimi Kodheli, nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka dhënë një intervistë ekskluzive me Deutche Welle, në të cilën është flitur për integrimin Europian, si dhe kërkesën e Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO.

Në intervistë, Kodheli ka deklaruar se Shqipëria bashkë me Kosovën, duhet të punojnë fort me ato katër vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës.

Në çështjen e Kosovës, e cila ka kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, Kodheli ka deklaruar se Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO.

”Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO. Nga ana tjetër, Shqipëria bashkë me Kosovën, për mendimin tim, duhet të punojnë fort me ato katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës. Këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Europë”, ka thënë Kodheli.

Gjithashtu, kur është pyetur se çfarë roli ka Gjermania në shtytjen e procesit të lobimit për fillimin e konferences së parë ndërqeveritare me BE-në, ajo është përgjigjur duke e cilësuar Gjermaninë si vend të rëndësishëm për integrimin. Gjermania ka një zë unikal në Europë dhe në botë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep rajonit në përgjithësi, dhe në veçanti Shqipërisë.

Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani javë më parë, i ka shkruar letër presidentit amerikan, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO. Në mes tjerash, thuhej se anëtarësimi në këto rrethana aktuale është e një rëndësie të veçantë dhe urgjente.

Ajo thotë se si presidente e Kosovës, e di që SHBA-të ,politika e jashtme dhe interesat nacionale janë për një Evropë të lirë dhe paqe si dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor është krucial në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika