Komandanti i KFOR-it viziton liqenin e Ujmanit

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, vizitoi liqenin e Ujmanit dhe takoi një njësi patrulluese letoneze, pas një incidenti ku një granatë dore dyshohet se u hodh në zonë, duke dëmtuar dy vetura.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka vizituar liqenin e Ujmanit, ku u takua me një njësi patrulluese letoneze në detyrë.

Vizita vjen dy ditë pas një incidenti ku një granatë dore dyshohet se u hodh në zonë, duke dëmtuar dy vetura. Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok në lidhje me këtë ngjarje.

“Sot, komandanti i misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me një njësi patrulluese letoneze në detyrë në liqenin e Ujman/Gazivoda. KFOR-i po monitoron nga afër çdo zhvillim të sigurisë dhe mban një qëndrim të shkathët dhe fleksibël në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

Gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për ushtarët letonezë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përpjekjet e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika