Në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit me gojë i 22 kandidatëve për dy pozita të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas njoftimit, komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve, pas përfundimit të këtij procesi, ka përzgjedhur gjashtë emra, të cilët i ka rekomanduar për votim në seancën plenare të Kuvendit.
Kandidatët e rekomanduar janë, Benina Kusari, Emine Abdyli Pozhari, Flamur Mrasori, Jorida Xhafaj, Shpresa Emra dhe Zahir Çerkini.
Përzgjedhja përfundimtare e dy gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese pritet të bëhet përmes votimit në Kuvend.