Komuna e Prishtinës ka bërë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse dhe hapësirat tjera publike të qytetit, të shtunën e 28 majit.
“Ju njoftojmë se me datën 28 maj, ditën e shtunë, duke filluar nga ora 09:00, Komuna e Prishtinës do të bëjë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë. Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbra në këto hapësira”, njofton Komuna e Prishtinës.
Në njoftim Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që gjatë ditës së sotme të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.
“Lusim qytetarët për bashkëpunim, sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi, Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi për dëmtime të mundshme të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftim.