Konjufca kundërshton propozimin e Kryesisë për moszbritjen e pagës së tij

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kundërshtuar propozimin e Kryesisë së Kuvendit për të mos i zbritur pagën dhe ka kërkuar që paga e kryetarit të trajtohet në përputhje me Ligjin për Paga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozim-vendimit të Kryesisë së Kuvendit që të mos i zbritet paga kryeparlamentarit.

Ai ka sqaruar se në këtë nismë të Kryesisë së Kuvendit ka abstenuar. Sipas tij, kjo nuk ka mundësi të bëhet pasi është e paligjshme, derisa ka shtuar se si kryeparlamentar nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Kryesia e ka marrë një vendim që unë kam abstenuar, mu ka dukur vendim i paligjshëm që kryetarit të Kuvendi mos të iu zbritet paga. Vendimin që e ka marrë Kryesia ishte që të mos zbritet paga e kryetari jo që të rritet, të mbetet ajo që ka qenë më herët. Unë e kam dhënë edhe udhëzime për Administratën që çfarëdo vendimi që ata marrin që kryetarit mos me iu zbrit pagat, kjo nuk ka mundësi të bëhet përveç nëse merrni vendime të paligjshme. Këto vendime nuk do të merren, këtë nuk do ta lejojë”, ka deklaruar ai para mediave, raporton EO.

Konjufca ka thënë se paga e kryetarit duhet të trajtohet në përputhje me Ligjin e pagave, dhe duhet të zvogëlohet për të paktën 500 deri në 600 euro.

“Ligji pagave i zbret pagat, 1780 paga bazë është tash. Sa i përket shtesë 30% parashihet me ligj, në Kuvend e kam vetëm një shtesë atë të kryetarit. Çdo shtesë është e paligjshme. Kështu që paga e kryetarit duhet të trajtohet me Ligjin e pagave është pagë e zbritur për së paku 500 a 600 euro”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika