Konjufca: Padia kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë është afër

Kryeparlamentari Gluak Konjufca ka thënë se shteti i Kosovës është shumë afër përfundimit të padisë profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe sipas tij, kjo punë është bërë në vazhdimësi që nga ardhja e Qeverisë Kurti në pushtet

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova është afër përfundimit të padisë profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Konjufca pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se për padinë ndaj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional.

“Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhur një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë, edhe sot dhe mund të konstatoj që kjo është shumë afër… nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e dijë që është bërë një punë e madhe deri tash, janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional, që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe mendoj që është bërë një punë e mirë deri tash, është afër por për të gjitha hollësitë ua shtroni pyetjen Qeverisë“, ka deklaruar ai, raporton KP.

Për padinë ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë, ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahri.

Konjufca ka njoftuar se të mërkurën do të ketë vazhdim të seancës, ku do të shqyrtohen rreth 30 pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, derisa ka shtuar se nuk kishte kuorum për seanca të reja.

Sipas tij, punën e Kuvendit po e vështirëson qasja e opozitës që nuk po marrin pjesë në votim dhe pushimit të lehonisë së deputeteve nga pozita.

Tahiri ka kritikuar Qeverinë për bllokim të agjendës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk pati kuorum në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për ta caktuar seancën plenare për të enjten.

Në deklaratën e tij pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka thënë se sikur të kishte një qeverisje më efektive dhe një kryeministër më efektiv, bllokimi i punës së kuvendit do të ndikonte në reflektimin e Qeverisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika