Konjufca: Në Prekaz vazhdimisht gjejmë frymëzim se si të mbrohet vendi dhe të ushqehet liria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, sot ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Para mediave, Konjuca ka thënë se për sa kohë të ketë popull shqiptar dhe sa të ekzistojë kombi ynë, Prekazi historik do të jetë vend jo vetëm vend i përkuljes, por edhe i frymëzimit dhe patriotizmit se si mbrohet vendi dhe si ushqehet liria.

“Nderimet ndaj sakrificës së familjes Jashari, në gjithë historinë tonë së bashku me luftërat e lavdishme të Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit, Sakrifica e Jasharëve dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijën tonë Kombëtare. Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë nga të gjitha anët e botës vijnë dhe përkulen para varrit të bacit Shaban, Ademit e Hamzës dhe gjithë familjarëve të cilët u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptar, kombi ynë për sa të ekzistojë gjithmonë do të jetë një vend jo vetëm që të përkulemi, por vazhdimisht gjejmë frymëzim dhe patriotizëm se si të mbrohet vendi dhe se si të ushqehet liria. Lavdi”, ka shtuar Konjufca.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika