Konkursi për kryesues të KGJK-së, rizgjedhja e Zogajt nuk do të ishte me mandat të plotë

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të mandatit të kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryesuesi aktual Albert Zogaj nuk ka treguar nëse do të synojë edhe një mandat tjetër. Nga shoqëria civile thonë se nëse Zogaj kandidon dhe zgjidhet sërish nuk do të mund të e përfundojë mandatin deri në fund, meqë në mars të vitit 2026 i përfundon mandati i anëtarit të KGJK-së

Edhe pak ditë kanë kohë për të dorëzuar aplikimet e tyre, gjyqtarët të cilët synojnë ulësen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për 3 vitet e ardhshme.

Javën e kaluar KGJK-ja, ka hapur këtë konkurs, i cili do të jetë i hapur deri më 29 qershor. Sipas Rregullores mbi organizimin dhe veprimtarinë e KGJK-së, kandidatët për pozitën e kryesuesit mund të jenë vetëm anëtarët gjyqtarë të Këshillit.

Ndonëse tashmë kanë kaluar disa ditë nga hapja e konkursit, nga KGJK-ja nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje, por kryesuesi aktual ka thënë se me kohë ky institucion do të publikojë kandidatët, duke mos treguar nëse edhe vetë do të kandidojë edhe për një mandat.

“Deri më 29 qershor konkursi është i hapur, prandaj në këtë fazë nuk mund të kemi një përgjigje. Me kohë KGJK do i bëjë transparent kandidatët,” thotë Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së.

Por, sipas organizatave që monitorojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë, nëse Zogaj rizgjidhet në pozitën e kryesuesit, ai nuk do të mund ta përfundojë mandantin.

“Sa i përket legjislacionit që ne kemi nuk ka asnjë pengesë që z.Zogaj të rikandidojë për pozitën e kryesuesit të KGJK-së, por ajo që duhet të merret parasysh është se në rast se do të marr një mandat të dytë në krye të KGJK-së, ky mandat i tij nuk mund të zgjaste më shumë se deri në mars të vitit 2026, për arsye se në mars 2026 i skadon edhe mandati i anëtarit të KGJK-së,” ka thënë Liridon Salihu nga GLPS.

E sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, konkursi është i vonuar porse besojnë se të gjitha procedurat për përzgjedhjen e kryesuesit të ri do të përfundojnë para përfundimit të mandatit të atij aktual.


“30 ditë para përfundimit të mandatit duhet të plotësohen pozitat e kryesuesit në fjalë dhe kryesuesi aktual e përfundon mandatin më 7 korrik të këtij vitit me një mandat që e ka pasur 3 vjecar, dhe që dmth se me 7 qershor është dashur të kemi emrin e kryesuesit, por ndoshta është vonesë që nuk do na kushtojë aq shumë sepse deri më 29 qershor kanë me pas mundësi me i dorëzu aplikimet dhe ndoshta edhe para datës 7 korrik do e kemi emrin e kryesuesit të ri,” deklaroi Flamur Kabashi, hulumtues në IKD

Ligji për Këshillin Gjyqësor ua përcakton anëtarëve mandatin 5-vjeçar pa mundësi rizgjedhjeje, ndërsa kryesuesit ia kufizon në 3 vjet.

Albert Zogaj mori detyrën si kryesues i KGJK-së, në qershor të vitit 2021, ndërkohë që para tij këtë institucion e udhëhiqte Skender Çoçaj.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika