Kosova ia ndalon hyrjen ruses, Daria Aslamova

Dyshimet se ajo ka për qëllim destabilizimin e Kosovës, konkretisht veriun e vendit ka bërë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të marrë vendim për shpalljen e Aslamovas si person të padëshirueshëm

Daria Aslamova

Gazetarja ruse, Daria Aslamova e cila u arrestua dje në veri të vendit është shpallur sot nga Qeveria e Kosovës si person “non grata”. Shtetësja ruse nuk do të mund të hyjë për pesë vjetë në Kosovë, pasi institucionet dyshojnë se ajo punon për destabilizimin e Kosovës.

Për pesë vjet gazetarja ruse, Daria Aslamova nuk do të ketë të drejtë që të hyjë në territorin e Kosovës.

Dyshimet se ajo ka për qëllim destabilizimin e Kosovës, konkretisht veriun e vendit ka bërë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të marrë vendim për shpalljen e Aslamovas si person të padëshirueshëm.

Ky vendim erdhi një ditë pasi e njëjta arrestuar nga Policia në njërën nga pikat kufitare në veri të vendit.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme.

Vendimin për shpalljen e Aslamovas si person “non grata” e konsideron të duhur ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani.

“Gjithmonë merret vendim mbi bazën se personi në fjalë paraqet rrezik ose veprimtaria e tij është në kundërshtim me interest e Republikës së Kosovës ose sigurinë e saj”, ka thënë Shkëlzen Sopjani, ish-inspektor i AKI-së.

E, ky nuk është rasti i parë për që Kosova shpall dikë të padëshirueshëm.

Në fund të vitit të kaluar institucionet urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”.

“Nuk duhet të lejohet asnjë që vjen në Kosovë më qëllime malinje. Unë besoj që ministri dhe Qeveria para se me marrë këtë vendim kanë marrë mendim prej institucioneve përkatëse. Kjo nuk është hera e parë që shpallën non grata persona të caktuar”, ka thënë Shkëlzen Sopjani, ish-inspektor i AKI-së.

Lidhur me këtë rast kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.

Sipas MPB-së, shtetasja ruse akuzohet nga shumë shtete se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Të shtunën, ministri Sveçla deklaroi se e njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika