Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, e ka cilësuar ndeshjen e sontme ndaj Turqisë si një moment historik për futbollin kosovar, duke thënë se një kualifikim i mundshëm në Kupën e Botës do të kishte vlerë të madhe jo vetëm për të tashmen, por sidomos për të ardhmen.
Kosova nga ora 20:45 në Stadiumi Fadil Vokrri përballet me Turqinë në ndeshjen vendimtare të play-off-it për FIFA World Cup 2026, ku me një fitore mund të sigurojë pjesëmarrjen historike në këtë kompeticion.
Në FIVE të TV Dukagjinit, Bunjaki theksoi se një moment i tillë është pritur prej kohësh, por ka ardhur më shpejt sesa është menduar.
Ekipa është zhvilluar, ndërsa pjesa më e bukur e kësaj kombëtare është se iu kanë ofruar disa lojtarë shumë potencial për të ardhmen. Kështu që një kualifikim do të ishte shumë i mirë. Se pari për gjeneratat (e mëhershme), për të gjitha sakrificat që janë bërë për shumë vite. Mirëpo më e rëndësishme do të ishte pjesa për të ardhmen. Ngase krijohet një eksperiencë…
Performancat e mira kanë treguar që Kosova ka kualitete të lojës. Do të ballafaqohet me një kombëtarë shumë të vështirë, e cila realisht dallon nga vitet e fundit. Sepse ka një lojë shumë më ë shpejt, ka një kreativitet më të lartë dhe është një ekip, e cila ndërton aksione në formë sistematike. Din të analizojnë më ndërrim të ritmit të lojës. Mendoj që Kosova në këtë përballje është vetëm një lojë dhe ka shumë emocione. Dhe gjasat janë 50 me 50… faktorët më të rëndësishme janë faktorët emocional në këtë moment”, ka thënë Bunjaki.