Kosova shënon progres në indeksin e Lirisë së Shtypit

Liria e medias në Kosovë konsiderohet më pozitive sesa vitet e kaluara, megjithatë ky shtet vazhdon të jetë në listën e vendeve me “situatë problematike”

Gazetarët në Prishtinë gjatë Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Medias.

Teksa të hënën e tre majit manifestohet në të gjithë botën Liria e Shtypit, ajo e medias në Kosovë po konsiderohet më pozitive në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit Botëror, të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, Kosova radhitet në pozitën e 61-të.

Ndryshe nga vitit 2021, ku Kosova radhitej në pozitën e 78-të, këtë herë ajo radhitet në 17 pozita më lartë.

Megjithatë, përkundër progresit, Kosova vazhdon të jetë në listën e vendeve me “situatë problematike”.

Siç vlerësojnë Reportëret pa Kufij, përparim të ngjashëm si Kosova kanë shënuar edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia e Mali i Zi.

Ilustrim

Nga kjo kategori, Maqedonia e Veriut është radhitur në pozitën e 57-të nga pozita 90 sa ishte më parë, kurse Serbia është renditur në pozitën e 79-të nga ajo 93 dhe Mali i Zi në pozitën 63 nga 104.

Ndërkaq, në listën e vendeve që kanë pësuar përkeqësim gjendet Shqipëria, e cila nga pozita e 83-të kur ishte gjatë vitit të kaluar, tashmë gjendet në pozitën e 103-të.

Ngjashëm është renditur edhe Bosnje e Hercegovina, e cila në vitin e kaluar ka qenë në pozitën 58, kurse këtë vit në 67, shkruan REL.

Ilustrim

Situata në Evropë

Raporti i Reporterëve pa Kufij vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende të botës.

Sipas raportit, Norvegjia mbetet në krye të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, kurse Estonia dhe Lituania – dy ish-shtete komuniste, janë tani në dhjetëshen e parë, ndërsa Holanda nuk është më.

Ndërkaq, Greqia ka zëvendësuar Bullgarinë në vendin e fundit në Evropë.

Në raport thuhet se këto zhvillime dhe pabarazi pasqyrojnë tri tendenca kryesore.

Në tendencën e parë pasyqrohet vrasja e gazetarëve, teksa në mënyrë të veçantë përmendet vrasja e gazetarëve si Giorgios Karaivaz në Greqi dhe Peter R.De Vries në Holandë, gjatë vitit 2021.

“Përgjegjësit për vrasjen e Daphane Caruana Galizias në Maltë dhe të Jan Kuciakut në Sllovaki, para vitit 2020, nuk janë dënuar ende”, thuhet në raport.

Në arsyen e dytë thuhet se gazetarët – të barazuar gabimisht me qeveritë – janë përballur me armiqësi nga protestuesit, që kanë kundërshtuar masat kundër Coronavirusit.

Fotografi ilustruese: Disa punëtorë mediatikë.

Ndërkaq, arsyeja e tretë është se disa qeveri të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje kanë ashpërsuar ligjet kundër gazetarëve, sidomos në Slloveni, Poloni, Hungari, Shqipëri dhe Greqi, por aty nuk jepen detaje se për cilat ligje është fjala.

Pesë vendet e fundit në listën e Reporterëve pa Kufij, ku situata me të bërit gazetari konsiderohet si “shumë serioze”, janë, Koreja e Veriut, Eritrea, Irani, Turkmenistani dhe Mianmari.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika