Kosovë: 26 të infektuar dhe asnjë rast i vdekjes

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 26 të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 818 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 32 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsej 544.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 169 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 778 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 972.

Janë 1 milion e 823 mijë e 443 doza të administruara në total.

Po ashtu, një ditë më parë janë shënuar 27 persona pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika