Kovaçevski: Propozimi francez është në përputhje të plotë me Rezolutën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka ardhur propozimi francez si një zgjidhje për çështjen e kontekstit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e për këtë kryeministri bullgar, Dimitar Kovaçevski ka thënë se është në pajtim me Rezolutën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçvski,

Të martën e pesë qershorit në një konferencë për media, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesvski, me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel, ka folur për ‘propozimin francez për zgjidhjen e kontekstit të  Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë’.

Kovaçesvski ka sqaruar së për propozim të ngjashëm me atë të Francës kishin pritur 17 vjet.

“Propozimi është në përputhje të plotë me Rezolutën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë kryeministri i  Maqedonisë së Veriut në konferencë për media.

Propozimi francez është për zgjidhjen kontekstit shtetëror të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë për Kovaçevskin.

“Unë si kryeministër dhe institucionet kompetente përfaqësojmë me përgjegjësi interesat e shtetit jashtë dhe brenda”, ka shtuar ai.

Ndërkohë kryetari i Këshillit  të Evropës, Charles Michel, para gazetarëve në konferencë për media ka folur për propozimin francez, ku ka thënë se ai, “personalisht kam besim se kjo është një zgjidhje e balancuar.

Tutje, Michael, ka theksuar se  qëllimi i propozimit të Francës është i qartë dhe adreson shqetësimet Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu ai ka shtuar se i hapë rrugën fillimit të negociatave e anëtarësimit, e të ecet përpara.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika