KQZ-ja e Shqipërisë kërkon nga prokuroria ta parandalojë shitblerjen e votave

Më 14 maj në Shqipëri votohet për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar parandalimin e krimeve zgjedhore përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) 3 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Më 14 maj në Shqipëri votohet për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë, shkruan REL.

Celibashi kërkoi që prej ditës së enjte dhe deri në përfundim të procesit të numërimit të votave të ketë një vëmendje më të shtuar nga këto institucione, për të parandaluar krimet zgjedhore dhe për t’i evidentuar ato.

“Sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën. Rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. Kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave”, thuhet në letrën që u drejtohet institucioneve hetimore.

Letra vjen një ditë pasi në Tiranë u arrestua një 52-vjeçar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku flitej për blerjen e 4 votave për 15 mijë lekë (135 euro).

Personi tjetër që bisedonte me të përmes telefonit u procedua në gjendje të lirë.

Shitblerja e votës është një nga problemet kryesore që është raportuar në çdo proces zgjedhor në Shqipëri.

Edhe në raportin e misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri, ODIHR, për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në këtë shtet më 25 prill të vitit 2021, theksohet se “ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, pretendimet e besueshme të blerjes së votës ishin të pranishme gjatë dhe pas fushatës dhe hetimet filluan në një numër çështjesh. Pretendime të tilla nuk ishin të kufizuara në asnjë parti”.

OSBE/ODIHR rekomandoi që agjencitë e zbatimit të ligjit të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votave.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika