Krasniqi: Fushata është e orientuar drejt një retorike agresive

Profesori Kole Krasniqi ka vlerësuar se fushata aktuale zgjedhore po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ku sipas tij mungon debati programor dhe dominon gjuha agresive ndaj kundërshtarëve politikë.

Krasniqi tha se partitë politike po fokusohen më shumë në sulme dhe akuza sesa në prezantimin e programeve dhe ideve konkrete për qytetarët.

“Nuk po shihet një debat i mirëfilltë programor. Krejt fushata është e orientuar nga një retorikë tejet agresive, ku kundërshtari natyrisht po demonizohet edhe në kuptimin e trajtimit si kundërshtar i shtetit dhe po fajësohet për çdo të keqe që e ka goditur Kosovën”, ka deklaruar ai ne emisionin “Five” te Dukagjinit.

Sipas Krasniqit, kjo qasje po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e ndasive në shoqëri dhe po thellon polarizimin politik në vend.

“Po ndikohet në polarizimin ekstrem të elektoratit, përkatësisht të krejt popullatës në Kosovë. Dhe kjo e dëmton mirëqenien popullore, mirëqenien e përgjithshme të popullit të Kosovës”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se subjektet politike nuk po merren sa duhet me temat strategjike që kanë ndikim afatgjatë në zhvillimin e vendit, por po fokusohen kryesisht në çështje sociale afatshkurtra.

“Partitë politike nuk po orientohen kah çështjet thelbësore që ndikojnë në mirëqenien afatgjatë të qytetarit, por të gjitha partitë janë orientuar tek politika të ndryshme sociale, kryesisht afatshkurtra, sikurse pagat, subvencionet e ndryshme e të tjera. Jo tek çështjet si reformat në drejtësi, siguria juridike, integrimi në Bashkimin Evropian dhe zhvillimi industrial i vendit”, ka theksuar Krasniqi.

“Kjo politikë konfrontuese po ndikon shumë negativisht dhe po reflektohet edhe te miqtë tanë ndërkombëtarë. Në mënyra të ndryshme, pa i dhënë vetes të drejtë të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore, ata kanë bërë thirrje që të zbutet retorika agresive dhe të shmanget gjuha konfrontuese”, tha Krasniqi.

Ai vlerësoi se mënyra si po zhvillohet fushata po krijon përshtypjen e një përballjeje mes kampeve politike dhe jo të një gare mes programeve. “Kjo fushatë zgjedhore praktikisht po jep përshtypjen se jemi në prag të një referendumi, ku qytetarët duhet të përcaktohen jo për programe konkrete, por nëse janë me një parti apo me një bllok tjetër qeverisës”, u shpreh Krasniqi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika