Krasniqi kritikon Qeverinë: Kosova i vetmi vend në Evropë që s’ka material për pasaporta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se asnjë arsyetim nuk i shfajëson qeveritarët për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria që të zgjidhë problemin e furnizimit të materialit për pasaporta.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se qeveria këtë çështje ta shndërrojë urgjentisht në prioritet, derisa shtoi se për këtë ekzekutivi nuk mund të shfajësohet.

“Festat në Kosovë janë gjithmonë më të mira e më të ngrohta me mërgimtarët tanë prezent. Për fundvit, ata tejkaluan sfidat dhe peripecitë e shumta që iu shfaqën kësaj radhe, vetëm që të jenë pranë familjeve e që ndërrimin e motmoteve ta kalojnë bashkë me ta”.

“Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre, Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se asnjë arsyetim nuk i shfajëson “qeveritarët e paaftë” për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave.

“Janë bërë muaj të tërë dhe kjo tufë inkompetente nuk është në gjendje ta zgjidhë një problem të thjeshtë furnizimi. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta?”.

“Duke bashkëndjerë me ta për këtë keqtrajtim nga Qeveria, por duke i falënderuar për vizitat dhe kontributin e tyre të çmuar, u uroj të gjithë mërgimtarëve rikthim të mbarë e të sigurt nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Uroj Vit të ri të mbarë, të suksesshëm e të begatë për të gjithë mërgimtarët tanë dhe familjet e tyre nëpër botë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika