Krasniqi: Qeveria ia ndaloi fjalën ish-ushtarit të UÇK-së, vetëm pse do t’i përmendte Thaçin e Veselin në fjalim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, respektivisht shefin e ekzekutivit, Albin Kurti, për sulme ndaj veteranëve të luftës çlirimtare të Kosovës, duke thënë se "nënçmimi i veteranëve të UÇK-së nuk do të kalojë asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës". Ai këtë e ka quajtur politikë “e paramenduar qeveritare”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

“Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do t’i përmendte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë”.

Kështu e ka kritikuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, Qeverinë e Kosovës, duke thënë se po bëjnë “pengim të fjalës së luftëtarëve të lirisë”.

“Gabim mund të quhet kur ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare”, ka shkruar Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi ka kritikuar edhe fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, në pesëvjetorin e vdekjes së tij.

“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vetë e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i ‘Rojave të Urës’ që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”.

“E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të kalojë asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika