Krasniqi: Të gjithë ata që e harrojnë ndihmën e SHBA-së janë idiotë

Profesori Milazim Krasniqi ka theksuar se Kosova ka qenë e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore për të shpëtuar nga gjenocidi dhe për të ndërtuar një shoqëri të re demokratike. Ai i ka kritikuara ata që harrojnë ndihmën e këtyre vendeve dhe i quan "idiotë"

Milazim Krasniqi, Profesor

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka folur për aleatët e Kosovës ku ka thënë se vendi nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore.

Krasniqi në emisionin “Magazinë” në Radio Dukagjini, ka thënë se “Për ta kuptuar realisht se çfarë është duke ndodhur duhet të dimë, rrugën që kemi kaluar deri këtu”.

“Rruga që kemi kaluar deri këtu, është rruga të cilën në fakt SHBA-ja e ka udhëhequr NATO-në, kanë bërë që Kosova të shpëtojë nga gjenocidi [serb] dhe rikthemi në Kosovë, që ne ta ndërtojmë një shoqëri të re demokratike. Pra pa SHBA-në, pa NATO-në dhe Bashkimin Evropian, Kosova sot do të ishte një vend i zhbërë. Apo siç e pati quajtur ‘tokë e djegur’ sekretari i OKB-së, Kofi Annan në vitin 1999”, ka thënë profesori Krasniqi.

Më tej, Krasniqi ka thënë se të gjithë ata që e harrojnë se kush e ndihmojë Kosovën janë idiotë.

“Të gjithë ata që e harrojnë këtë gjë, janë idiotë të cilët e harrojnë qëllimisht sepse kjo gjë nuk mund të harrohet. Mirënjohja është një nga vlerat fondamentale të njeriut dhe njerëzit që nuk janë mirënjohës janë thjeshtë idiotë”, ka thënë ai.

“Prandaj, diskutimi se a duhet të dëgjojmë SHBA-në dhe BE-në janë në bazë të gabuar se ne në fakt, Kosova e pavarur është pjesë e botës atlantike, është pjesë botës evropian, perëndimore sepse ata na kanë ndihmuar që të shpëtojmë nga gjenocidi, ata na kanë ndihmuar të bëhemi shtetet, ata na konsiderojnë pjesë të botës euroatlantike”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, Kosova është duke i vujatur pasojat një indoktrinimit irealist i cili është në vete, sipas Krasniqit, është një qëndrim anti-amerikan.

“Kosova është duke i vuajtur pasojat e një indoktrinimit, të një sovranizmi të rrejshëm, të një ideologjie irealiste me elemente të anarkizmit dhe të dhunës. Dhe gjenerata të tëra tashme janë keqedukuar me këtë qëndrim që në esencë në fund të fundit, është shndërruar në mënyrë monstruoze në një qëndrim anti-amerikan dhe anti-perëndimor”, ka sqaruar ai.

“Nuk është fjala se a duhet me dëgjua Amerikën apo jo, ne jemi pjesë e botës perëndimore duhet të mësohem të jemi pjesë e saj, se alternativa e kësaj, është vetëm Bota Pan-sllave, pjesa e Rusisë me Serbinë”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika