Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lindë përsëri

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes së tij të 56-të

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ish-presidenti, Hashim Thaçi (foto nga arkivi)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka uruar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi, Krasniqi ka thënë se dielli do të lindë përsëri.

“Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, sot ka mbushur 56 vjet, derisa kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes.

Ai ka dhënë dorëheqje më 5 nëntor 2020 nga posti i presidentit dhe që atëherë ai po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika