Krasniqi vizitë zyrtare në Bruksel, thotë se BE-ja duhet t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës

Në këtë takim, Krasniqi ka theksuar qëndrimin se BE duhet t'i heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës dhe se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, po qëndron në vizitë zyrtare në Bruksel ku ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perendimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.

Në margjinat e kësaj vizite, Krasniqi ka takuar lhan Kyuchyuk, bashkëpresidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, president i Renew Europe dhe Janez Lenarçiç, komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave.

Në këtë takim, Krasniqi ka theksuar qëndrimin se BE duhet t’i heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

“Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër. Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet t’i heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika