Kreu sulm terrorist në Kosovë, Radoiçiqi mohon akuzat në prokurorinë serbe

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se ka marrë në pyetje kryekriminelin Milan Radojiçiq, i cili është dërguar në mbajtje për veprat penale ‘prodhim, posedim, mbajtje dhe shitje e armëve pa leje’, si dhe vepra kundërvajtëse të rënda të sigurisë së përgjithshme

Milan Radojçiq. Foto: (RFE/RL)

Mediumi i pavarur serb N1 ka raportuar se Millan Radoiçiq, i cili ka kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka mohuar kryerjen e veprave penale për të cilat ngarkohej.

Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.

Urdhri për kryerjen e hetimeve përfshin disa persona, për momentin, të panjohur, të cilët akuzohen për veprën penale të “Veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Sipas urdhrit të hetimit, Milan Radoiçiq akuzohet se ka blerë armë, municion dhe lëndë plasëse të fuqisë së madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e BeH, nga janari 2023 deri më 24 shtator, të cilat i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit, kryesisht në lokacionin Bubanj Potok – Vrçin, të cilin më pas e ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në ndërtesa dhe pyje të braktisura, i cili si udhëheqës i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe përgjithësisht të rrezikshëm, më 24 shtator ka rrezikuar jetën e njerëzve në fshatin e Banjskës në Kosovë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë.

Serbia e arreston Milan Radojçiqin

Ndryshe, me 3 tetor, dhjetë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Serbia e ka arrestuar Milan Radojçiqin, i cili ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që, po ashtu thotë se janë bastisur banesa dhe lokalet e tjera që janë pronësi e Radojçiqit.

“Më 3 tetor 2023, policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar të mbahet nga policia deri në 48 orë dhe është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal”, thotë MPB-ja e Serbisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika