Krimet ruse në Ukrainë, kërkohet Gjykatë ndërkombëtare

Arsyeja e kësaj iniciative të Çekisë është zbulimi i qindrave trupave të ukrainasve që u vranë në qytetit Izyum nga trupat ruse

Ilustrim

Republika Çeke, që kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, ka bërë thirrje që të krijohet një gjykatë ndërkombëtare, në të cilën do të gjykoheshin krimet ruse mbi Ukrainë.

Arsyeja e kësaj iniciative të Çekisë është zbulimi i qindrave trupave të ukrainasve që u vranë në qytetit Izyum nga trupat ruse, shkruan BBC.

“Ne qëndrojmë për ndëshkimin e të gjithë kriminelëve të luftës”, ka thënë ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, teksa shtoi se “bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit.”

“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla ndaj popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme”, ka shtuar Lipavsky.

Pas çlirimit të qytetit, u zbulua një varrezë masive, ku rreth 450 civilë, në mesin e tyre kryesisht gra e fëmijë, u vranë nga rusët.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky,ka thënë se hetuesit kanë zbuluar prova të reja të torturës së përdorur kundër njerëzve të varrosur në Izyum, në rajonin e Kharkiv.

“Më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv, në qytete dhe qyteza të ndryshme”, ka thënë Zelensky.

Ai shtoi se rusët do të duhet të përgjigjen “si në fushën e betejës ashtu edhe në sallat e gjyqit”.

Të enjten, kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se dëshironte që Putin të përballej me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë.

Zbulimi i vendeve të varrimit erdhi ndërsa trupat ukrainas vazhduan kundër-ofensivës në verilindje të vendit, pasi rimorën me sukses territorin nga Rusia ditët e fundit.

Pse Ukraina do të fitojë

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika