Kritikohet rikandidimi i Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Speciales

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore në Prishtinë. Kandidimi i Blerim Isufajt për të parin e Speciales kritikohet nga shoqëria civile, derisa akoma emri i tij lakohet për kryeprokuror të shtetit

Një takim që u quajt i jashtëzakonshëm i mblodhi të premten anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ata kanë konfirmuar emrat e kandidatëve për kryetarë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe asaj Speciale.

Zejnullah Gashi qe kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Themelores, pasi kandidatja tjetër nuk kishte përmbushur kushtet e caktuara.

Bile kur KPK e shqyrtoi kundërshtimin e prokurores Fitore Sadikaj për moskonfirmin e kandidimit të saj, mbledhja u mbyll për publikun.

Por, për dallim prej themelores për të parin e Prokurorisë Speciale ia kanë mësyrë katër kandidatë.

Ajo që bie në sy më shumë është emri i Blerim Isufajt që kandidon edhe për një mandat në krye të Speciales që tashmë e drejton, përderisa emri i tij vazhdon të insistohet nga KPK-ja për Kryeprokuror të Shtetit.

Për këtë ka kritika drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Ai thotë se Isufaj nuk e ka problem të lërë mandate në gjysmë për përfitime personale.

“I njëjti ishte zgjedhur anëtar I Këshillit Prokurorial me mandate 5-vjeçar, i njëjti kishte dhënë dorëheqje pas tri viteve, dhe në kundërshtim me ligjin kishte aplikuar për kryeprokur të prokurorisë speciale, kjo kishte ngjallur reagime edhe nga partner ndërkombëtarë, për të vazhduar pastaj si kryeprokur special me mandate 4 vjecar, edhe ktë kishte provuar ta lë në gjysmë duke aplikuar për kryeprokuror të shtetit”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.

Përndryshe me konfirmimin e kandidatëve për kryeprokuror është hapur rruga për vazhdimin e procesit të emërimit të tyre, i cili kalon edhe në disa faza.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika