Krivokapiq reagon ndaj deklaratës së Kurtit për demarkacionin me Malin e Zi, e quan provokim

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, e ka quajtur provokim të papranueshëm deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me rishikimin e pikës kufitare në mes të dyja vendeve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kjo gjë përbën aspiratë të rrezikshme për shkelje të integritetit territorial të Malit të Zi.

“Konsideroj se deklaratat e zotit Kurti, të cilat lajmërojnë për aspirata të rrezikshme për shkelje të integritetit territorial të Malit të Zi, janë provokim i papranueshëm”, ka shkruar ai.

Madje, siç theksoi ai, është i habitur për mosreagim nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe i mandatuari si kryeministër i vendit, Dritan Abazoviq.

“Është interesant se nuk ka pati reagim nga Presidenti i Malit të Zi dhe nga kryeminisrit i mandatuar antiakushtetues”, ka shkruar Krivokapiq.

Ndërkohë, Kurti ka thënë se, shpreson që me qeverinë e re të shtetit fqinj, do të mund të adresojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Po ashtu, edhe korrigjimin e humbjes së tetë mijë e 200 hektarëve të cilat ka thënë se “gabimisht” i janë dhënë Malit të Zi.

Ndryshe, më 21 mars të vitit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar demarkacionin me Malin e Zi.

Hedhja e gazit lotsjellës në kuvend

Procesi i demarkacionit me Malin e Zi, ishte paraprirë me debate të mëdha, protesta e reagime të shumta.

Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare e kishin kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje. Madje, deputetë të kësaj partie kishin hedhur gaz lotsjellës.

Ndryshe, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ishte nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë.

E njëjta ishte plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy ish-presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Në këtë marrëveshje të nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhej se, pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika