Kroacia dhe Bosnja “goditen” përsëri nga stuhia

Një stuhi e fuqishme e ka goditur pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës dhe disa zona të Kroacisë

Pema e rrëzuar në Banja Llukë si pasojë e stuhisë. Foto: REL

Gjatë kësaj të premteje, një stuhi e fuqishme e ka goditur pjesën veriore të Bosnje-Hercegovinës, përkatësisht Banja Llukën, Shamacin dhe Oxhakun.

Në Banja Llukë është raportuar se erërat i kanë shkulur edhe drunjtë.

Për stuhi është raportuar të premten edhe në disa zona të Kroacisë, në Istri e më pas edhe në Zagreb.

Erërat kanë shkaktuar dëme edhe atje dhe një person është raportuar të jetë plagosur në Novigrad.

Në Kvarner dhe Istri është raportuar për shumë dëme të shkaktuara nga erërat përfshirë, pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara, ndërprerje të energjisë dhe rritje të sasisë së ujit nëpër rrugë.

Autoritetet kanë thënë se kanë pranuar mbi 300 thirrje nga qytetarët për dëmet që u janë shkaktuar vetëm të premten.

Paralajmërime edhe në Serbi

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë, e ka lëshuar të premten një paralajmërim urgjent për motin në orët në vijim.

Sipas tij, një stuhi e fuqishme është duke u bartur nga rajoni i Osijekut, përmes Savës, për në Serbi.

Vetëm dy ditë më parë, në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni, kanë vdekur gjashtë persona, si pasojë e një stuhie që, sipas autoriteteve, nuk është regjistruar me dekada.

Qindra persona të tjerë janë plagosur dhe dëmet është thënë se janë të konsiderueshme. /REL

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika