Kroasant me çokollatë

Kroasantët me çokollatë janë të preferuara nga të gjitha moshat, janë ushqim i lehtë për mëngjes dhe mbi të gjitha mund të përgatiten për një afat kohor gjysmë orësh

Ilustrim

Kroasantët me çokollatë janë një prej ushqimeve që mund t’i përgatitni për 30 minuta, përgatiten shpejtë dhe lehtë. Prandaj, nëse nuk keni ndonjë ide për mëngjes dhe dëshironi që shujta juaj të jetë më e lehtë, mund të përgatitni kroasant me çokollatë.Kësisoj çokollata do të ju ndihmoj që të keni një ditë më të mirë, do të ju jep pozitivitet dhe energji.

Ndër tjera, kroasantët janë të preferuar nga personat e të gjitha moshave.

Përbërësit që ju nevojiten për përgatitjen e kroasantëve me çokollatë:

500 gram miell, 100 gram sheqer, 150 gram gjalpë, 2 gota qumësht, 3 të verdha vezësh,  çokollat ose nutella.

Përgatitja e kroasantëve me çokollatë

Si fillim hedhni në një tas të madh miellin, gjalpin dhe sheqerin. Kaloni të gjitha në mikser derisa të jenë përzierë mirë me njëra tjetrën.

Më pas shtoni të verdhat e vezëve bashkë me qumësht dhe përzijini në mikser të gjithë përbërësit derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.

Hidheni brumin në një enë tjetër dhe punojeni me dorë për disa minuta.

Më pas brumin e mbështjellni me një letër kuzhine dhe e lini të pushojë për 30 minuta në frigorifer.

Nxirrreni nga frigoriferi dhe hollojeni në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.

Petën e prisni në forma trekëndore (trekëndësh).

Në secilin prej trëkëndëshave duhet të vendosni copa çokollate ose një lugë nutella apo reçel (varësisht nga preferencat).

Pastaj i mbyllni në formë të roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e kroasantit.

Prerja, vendosja e çokollatës apo nutellës dhe mbështjellja

I vendosni në tavë ku më parë keni vendosur një letër pjekjeje.

Pasi ti keni vendosur të gjitha me radhë në tavë, kroasantet i fusni në furrë të ngrohur në 180 gradë.

Ato duhet të pjeken për 25 minuta, kësosoj më pas i nxerrni nga furra dhe i lini të ftohen.

Ngjyra e kroasantëve pas pjekjes

Sipas preferencës, para se t’i shërbeni i spërkatni me pak sheqer pluhur sipër.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika