Kryeministri i Portugalisë viziton Kievin dhe bën një paraqitje të përbashkët me Zelenskyy

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilët diskutuan ndihmën ushtarake për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë, krimet e luftës dhe se si Portugalia mund të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa shtrëngon duart me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një konference për shtyp në Kiev, Ukrainë më 21 maj

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa vizitoi Kievin të shtunën, duke bërë një paraqitje të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, njoftoi zyra e presidentit.

Costa është i fundit në një varg liderësh dhe zyrtarësh perëndimorë që viziton Kievin, që kur forcat ukrainase e shtynë ushtrinë ruse nga periferia e qytetit, transmeton CNN.

Zelenskyy tha se shpresonte që Portugalia të mbështeste përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Shpresojmë që vota shtetërore e Portugalisë të jetë në mbështetje të vendit tonë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Këshillin Evropian në qershor”, tha Zelenskyy.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë, krimet e luftës dhe se si Portugalia mund të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës, njofton zyra e presidentit, Zelenskyy.

Së fundmi, më 1 maj, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Nancy Pelosi, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës në Kiev.

Vizita e saj vjen vetëm një javë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizituan Kievin dhe që premtuan ”më shumë armë dhe përkrahje diplomatike” për Zelenskyy.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika