Kryeministri sllovak në “gjendje të rëndë” si pasojë e plagosjes me armë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur rëndë nga të shtënat me armë të mërkurën dhe është në gjendje kritike. Autoritetet po e transferojnë atë me helikopter në qytetin e Banska Bystrica për trajtim të mëtejmë

Rojet e sigurisë reagojnë pas të shtënave ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico pas takimit të qeverisë sllovake në Handlova, Sllovaki, 15 maj 2024.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, të mërkurën është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe është dërguar urgjentisht në një spital.

Kryeministri Fico është në një gjendje të rrezikshme për jetën, ka thënë zyra e Qeverisë së Sllovakisë.

Udhëheqësi i qeverisë sllovake nuk do të dërgohet për mjekim të mëtejmë në kryeqytetin e Bratislavës, pasi fluturimi do të zgjaste “shumë kohë”.

Qeveria ka njoftuar se ai është qëlluar disa herë dhe aktualisht ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica, raporton BBC.

Fico dyshohet se ka mbetur i plagosur në bark dhe në gjoks.

Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Ata shtuan se zyrtarët e sigurisë e futën një person në një veturë dhe u larguan me shpejtësi.

I arrestuari besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

Plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika