Kryeprokurori Isufaj takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Gjatë këtij takimi është diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë si dhe njoftimi me dy zyrtaret e rinj, Giovanni Galzignato, shefi i Shtyllës së Monitorimit dhe David Ellul, shefi i Kabinetit të shefit të Mision të EULEX-it

Fotografi gjatë takimit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Gjatë këtij takimi është diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë si dhe njoftimi me dy zyrtaret e rinj, Giovanni Galzignato, shefi i Shtyllës së Monitorimit dhe David Ellul, shefi i Kabinetit të shefit të Misionit të EULEX-it.

Isufaj dhe Barbano, gjatë bashkëbisedimit kanë diskutuar për sfidat aktuale, si dhe kanë shkëmbyer mendime mbi mënyrat më të mira për të përmirësuar proceset hetimore dhe gjyqësore në vend.

Kryeprokurori Isufaj e ka njoftuar shefin e EULEX-it, Barbano, me punën, sfidat dhe objektivat e këtij institucioni, në funksion të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si dhe të ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionin që ai drejton, me theks të veçantë fuqizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të tij në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të cilat janë në kompetencë të kësaj prokurorie.

Barbano ka shprehur gatishmërinë e tij që brenda mandatit të cilin e ka ky mision, do ta përkrahë dhe do ta mbështesë punën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të gjithë prokurorëve vendorë.

Për fund, dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe kanë rënë dakord për intensifikimin e shkëmbimit të informacioneve dhe të përvojave, në mënyrë që të adresohen sfidat komplekse me të cilat përballet Kosova në fushën e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika