Kryetari i Kukësit ofron dorëheqjen pas skandalit seksual

Kryetari i Kukësit, Safet Gjici, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos ku shihej duke bërë seks në zyrën e tij. Gjici i ka kërkuar falje kujtdo që e ka parë atë material duke pretenduar se ka rënë pre e një kurthi të përgatitur nga kundërshtarët

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit në Shqipëri, Safet Gjici, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas publikimit të një videoje intime të tij në zyrën e godinës së bashkisë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjici ka bërë me dije se ka rënë pre e një kurthi, të “orkestruar” nga kundërshtarët e tij.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish, me të cilët, u përballa në zgjedhje. Ia arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që s’e bënë dot me votën e kuksianëve”, ka deklaruara ai.

Ai është shprehur se nuk ka vlerë asnjë lloj shpjegimi, pasi ka pasur një marrëdhënie intime me vajzën në video dhe se ndjen keqardhje të thellë për tradhtinë e njerëzve që i besuan votën.

Po ashtu, Gjici ka kërkuar ndjesë për të gjithë mbështetësit, duke thënë se nderi i jetës së tij u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme.

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur procedimin penal ndaj presidentit socialist, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim nga Partia Socialiste.

Videoja e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale është filmuar më 6 qershor 2023 në orën 16:00 dhe në të shihet Gjici duke kryer marrëdhënie intime me një grua në zyrën e tij.

Gjici është rizgjedhur në krye të detyrës në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa videoja e shpërndarë rezulton të jetë filmuar vetëm pak ditë pas marrjes së mandatit të dytë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika