Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë: Mos ta shndërrojmë Plazhin e Madh në beton

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, nëpërmjet një video mesazhi ka bërë thirrje për vazhdimin e protestës nesër për mos privatizimin e Plazhit të Madh.

“Beteja jonë për mbrojtjen e Plazhit të Madh vazhdon. Kuvendi i Malit të Zi vazhdon nesër seancën ku tenton të bëjë marrëveshjen e cila është në kundërshtim me interesat tona. Prandaj ju ftoj masovikisht të mblidhemi para Kuvendit të Malitz të Zi dhe të mbrojmë së bashku perlën tonë, Plazhin e Madh”, ka thënë ai.

“Të mos lejojmë shndërrimin e Plazhit të Madh në zonë të betonizuar dhe të ‘geto’ – izuar”, ka thënë Nimanbegu.

Ndërkaq deputetëve të cilët do të votojnë, kryetari u ka thënë se kanë përgjegjësi personale dhe të përjetshme me votën e tyre për këtë vendim.
Ky është reagimi e protesta e disa hershme e banorëve dhe OJQ-ve në Ulqin, të cilët po kundërshtojnë në mënyrë aktive dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë, por këtë vit oferta më e mirë e marrjes me qira të plazheve u vlerësua të ishte ajo e kompanisë arabe, Eagle Hills.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika