Kujdesi për sytë dhe rëndësia e tij

Kujdesi për sytë është shumë i rëndësishëm por edhe i ndjeshëm, nëse dëshironi që sytë tuaj të funksionojnë mirë për një kohë të gjatë jetësore atëherë duhet kushtuar rëndësi shumë ushqimit, gjumit, mënyrës së jetesës dhe ekspozimit ndaj pajisjeve elektrike

Ekspertët rekomandojnë që të vizitoni rregullisht një oftamolog për të vëzhguar çdo ndryshim në shikimin tuaj dhe për të kapur çdo problem të mundshëm në kohë sa më të shpejtë. Përveç kësaj, ka disa gjëra që duhet të bëhen në jetën e përditshme për të pasur një shëndet të mirë të syve. Hulumtimet rezultatet janë në shëndetin më të mirë të syve të dëmtuar, ngrënia e mirë, bërja e stërvitjeve dhe mbajtjes së syve të diellit.

Megjithatë, ka disa rekomandime se si duhet kujdesur për kontrollin e syve, të cilat do të mund të shihni në këtë artikull.

1. Vizitat e shpeshta te oftamologu (mjeku i syve)- Për të pasur një shëndet të mirë të syve, është mirë që rregullisht të bëhen kontrolla te oftamologu, për të parë nëse krni probleme me shikimin.

Vizita te oftamologu, Ilustrim

Preferohet që një herë në vitë të vizitoni mjekun për të kontrolluar nëse gjendja e syve tuaj është e mirë.
2. Përdorni pikat e syve që reduktojnë alergjinë- pikat e syve janë të preferuara në rast se syri ka skuqje apo kruarje, por duhet kujdesur që mos të përdoren çdo ditë, sepse mund të përkeqësohet problemi.

Vendosja e pikave të syrit, Ilustrim

Prandaj rekomandohet që të lexohet me kujdes udhëzimi që gjendet brenda paketimit të pikave të syrit dhe të përdorni ato në bazë të rekomandimin.
3. Vendosni syzet e diellit- është mirë të mbani syze dielli pasi mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollce.

Përdorimi i syzave të diellit, Ilustrim

Kjo për shkak se ekspozimi ndaj rrezeve UV është i dëmshem, prandaj është mirë të përdoren syzet, kapelet apo mënyra tjera për tu mbrojtur.
4. Flini aq sa duhet- edhe koha e gjumit ka shumë rëndësi për shëndetin e syve, kjo për shkak se gjumi i pamjaftueshëm mund të lodh sytë.

Orari i gjumit, Ilustrim

Prandaj është e preferueshme të flini 7 apo 8 orë gjumë në natë, sepse shëndeti i syve është më i mirë.
5. Ushtrohu rregullisht- ushtrimi i rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tjera si diabeti.

Ilustrim

Është mirë që të bëhen tri herë në javë nga 30 minuta ushtrime, për të zvogëluar sëmundjet e syrit.
6. Vendosni kastraveca në kapakët e syrit- vendosja e kastravecëve është e mirë për të reduktuar ënjtjen.

Ilustrim

Është mirë që këto të përdoren 10-15 minuta para se të flini natën dhe të mbani mbi sy për 20 minuta.
7. Kufizoni kohën e qëndrimit para ekranit të kompjuterit, tabletit dhe telefonit- padyshim se qëndrimi në pajisje mund të dëmtojë sytë, duke shkaktuar tendosje të syve dhe tharje të tyre.

Ilustrim

Kësisoj është e rëndësishme të kufizohet koha e qëndrimit në ekranet e kompjuterit, të pushoni gjatë kohës që qëndroni dhe të mbani distancë kur jeni duke qëndruar në kompjuterë.
8. Punoni dhe lexoni në zona të ndriçuara- nëse punoni apo lexoni në vende me dritë të zbehtë kjo mund të shkaktojë tendosje të syve, por jo t’i dëmtojë sytë tuaj.

Ilustrim

Megjithatë kjo i bën njerëzit të ndihen më të lodhshëm, prandaj është e rëndësishme të keni vendin më të ndriçuar.
9. Ushqehuni shëndetshëm- duhet kujdesur që ushqimet të cilat i konsumoni të përmbajnë vitaminë C dhe E, zinku, acidet yndyrore omega 3 dhe të tjera të shëndetshme.
Ushqimet që përmbajnë vitaminë E janë; farat, arrat dhe vajrat bimore,ushqimet që përmbajnë vitaminë C janë; luleshtrydhet, brokolit, specat , portokallit dhe lakrat ndërsa mishi i viçit, derrit , kikirikët dhe bishtajorët duhet konsumuar sepse përmbajnë zink.

Ilustrim

Ekspertët kanë vlerësuar se karrota është shumë e mirë për shëndetin e syve.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika